Sigal Prishtina dhe Trepça do ta zhvillojnë sonte duelin e tretë ndërmjet tyre. Ata do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Nga një fitore e kanë secila skuadër nga dy ballafaqimet e para, ndërsa sonte synojnë triumfin e dytë në përballjen e tretë.

Cila do skuadër që triumfon sonte do të kishte përparësi në vazhdim për shkak se do t’i nevojitej vetëm një fitore, që të shkonte në finalen e madhe.

Ndeshja do të nis nga ora 20:30.

/TV Malisheva

Share.