Bernardo Silva ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester Cityn, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2026.

Mesfushori portugez iu bashkua Cityt në verën e vitit 2017 dhe ka dhënë një kontribut të madh në suksesin e klubit.

Me 308 paraqitje tashmë, Bernardo ka fituar pesë tituj të Premier Ligës, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Community Shields dhe Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu ka shënuar 55 gola, duke përfshirë dy golat e fitores 4-0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në rrugën drejt suksesit të sezonit të kaluar.

“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme në Manchester City dhe jam i kënaqur që do të zgjas kohën time këtu”, tha Bernardo.

“Fitimi i tripletës sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri dhe pasion të tillë. Suksesi ju bën të dëshironi edhe më shumë, dhe ky klub më jep këtë mundësi për të vazhduar të fitoj.”, ka thënë Silva pas nënshkrimit të kontratës së re.

/TV Malisheva

Share.