Gjilani dhe Trepça ’89 janë duke luajtur aktualisht në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar
Ky takim po zhvillohet pa praninë e tifozëve, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të ‘Covid-19’.
Por, tifo-grupi i Gjilanit ‘Skifterat’ e kanë gjetur vendin nga ku po i japin përkrahje ekipit të tyre të zemrës.
Ata në një numër të konsiderueshëm janë vendosur në objekti përballë stadiumit, nga ku po u japin zemër futbollistëve në fushë.
Pas 25 minutave lojë rezultati mbetet ai i fillimit 0-0.