Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër. Filmi ka fituar tri çmime kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”, në kategorinë e filmit të shkurtër artistik.

Filmi më i mirë i Festivalit – SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj

Aktori më i mirë i Festivalit – Mentor Zymberaj

Drejtori i fotografisë – Bujar Zeqiri

“Filmi mbramë në mbylljen solemne të Festivalit “Hyjnesha” në edicionin e 15-të me radhë, u nderua me tri çmimet kryesore. Në këtë vit filmi po ashtu u selektua dhe u nderua me çmime ndërkombëtare në 25 festivale prestigjioze, ku ndër ta ishte edhe Festivali i Kualifikimeve për Oskar – In Paalace Short Film Festival në Sofie, Bullgari”, ka thënë aktori Mentor Zymberaj, për Kosovapress.

Ky film trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin.

 

Share.