Sonte do të fillojë sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll.

Njëjtë sikurse ai i kaluari, edhe ky sezon pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e skuadrave.

Sezoni i ri do të nis me kampionen në aksion, ku KB Peja e pret në shtëpi KB Vëllaznimin.

Ndeshja do të zhvillohet në Pejë, në palestrën sportive “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00.

/TV Malisheva

Share.