Këtë të diele (sot) do të zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës.
Kampioni i Superligës tashme është shpallur edhe zyrtarisht xhiron e kalume dhe është Drita. Ndërsa sot do të luftohet për një pozitë në Evropë dhe për mbetje në elitë
Takimi kryesor padyshim mbetet të jetë në kryeqytet, ku Flamurtari do të jetë nikoqir i Gjilanit. ‘Kuqezinjët’ kërkojnë fitore për të mbetur në Superligë edhe për edicionin tjetër, kurse ‘kuqebardhët’ për të siguruar pozitën në një vend për Evropë.
Pozitën për të kërkuar Evropën e kërkon edhe Ballkani ku do të luaj ndaj kampionit të këtij edicioni, Drita, e për të respektuar skuadrën gjilanase, suharekasit kanë vendosur ti bëjnë edhe ‘Gardën e Nderit’.