Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Të premten nisi xhiro e 15-të, ku Ballkani fitoi me rezultat 2-0 ndaj Malishevës në udhëtim, ndërsa sot janë në orar dy ndeshje të tjera.

Vëmendja mbetet tek dueli mes Prishtinës dhe Dritës që pritet të zhvillohet në Kompleksin Nacional në Hajvali.

Në takimin tjetër, Gjilani është nikoqir i Llapit në ndeshjen që do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

/TV Malisheva

Share.