Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Wembley mes Anglisë dhe Gjermanisë që në fund ka përfunduar me rezultat baras 3-3.

Ka qenë një ndeshje fantastike për adhuruesit e futbollit, por që në fund nuk pati fitues.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë o-0, përkundër rasteve të mira që patën dy skuadrat.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte e zjarrtë me gjashtë gola të shënuar me gjermanët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 52-të.

Ilkay Gundogan u tregua i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë gjermanëve epërsinë 0-1.

Mysafirët nuk u ndalen dhe gjetën golin e dytë, kur Kai Havertz realizoi një gol spektakolar nga distanca për ta dyfishuar epërsinë.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe brenda tre minutave barazuan gjithçka në këtë sfidë.

Luke Shaw shfrytëzoi një asistim nga Reece James për të shënuar nga afërsia për 1-2 në minutën e 72-të.

Tre minuta më vonë, Bukayo Saka asistoi për Mason Mount i cili barazoi shifrat në 2-2.

Anglezët bën përmbysjen e madhe në minutën e 83-të, kur Harry Kane realizoi nga penalltia për epërsinë e parë të ‘Tre Luanëve’.

Por gëzimi në Wembley zgjati vetëm katër minuta, pasi Kai Havertz shënoi sërish për rezultatin përfundimtar 3-3.

Kësisoj anglezët përkundër këtij barazimi bien në Ligën B pasi janë të katërtit në grup me tri pikë, derisa gjermanët e mbyllën në vendin e tretë me shtatë sosh.

Share.