Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të vlefshme për fazën 1/8 të këtij kompeticioni.
Në “Anfield Road”, aty ku po ballafaqohen Liverpooli dhe Real Madridi janë realizuar katër gola dhe rezultati është 2-2.
Ishte skuadra angleze ajo që kaloi në epërsi prej dy golave brenda 14 minutave përmes Nunez dhe Salah, por spanjollët u ringjallën duke shënuar dy gola me anë të brazilianit Vinicius Jr në minutat 21’ dhe 36’.
Në ndeshjen tjetër, Napoli ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga Osimhen.