Hansi Flick nuk po i ecën mirë me Kombëtaren e Gjermanisë, ku së fundmi, respektivisht këtë muaj u mposhtën nga Polonia dhe Kolumbia.

Po ashtu, Gjermania dështoi të kalonte fazën e grupeve në Botërorin “Katar 2022”, pasi që regjistroi vetëm një fitore kundër Kosta Rikës, ndërsa barazoi me Spanjën e humbi me Japoninë.

Këto rezultate kanë bërë që mediumet gjermane të kthejnë sytë nga Jurgen Klopp, të cilin e shohin si njeriun ideal për postin e trajnerit te Kombëtarja e Gjermanisë.

Por, Klopp ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026, pasi që në prill të vitit të kaluar pranoi ta rinovonte kontratën e tij me “Të Kuqtë” edhe për dy vite.

Tani, agjenti i Klopp, Marc Kosicke i është adresuar spekulimeve që po e lidhin klientin e tij me punën e trajnerit te Gjermania.

“Jurgen ka një kontratë afatgjate me Liverpooli dhe Gjermania ka një trajner. Kjo nuk është një temë diskutimi aspak për ne”, tha Kosicke.

Ndërsa Klopp mund të jetë trajneri i duhur për ta udhëhequr Gjermaninë, nuk ka gjasa që ai të largohet në një të ardhme të afërt nga Liverpooli.

/TV Malisheva

Share.