Siç është raportuar sot nga shumë media, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka fluturuar sot drejt Munichut për tu takuar me yllin norvegjez Erling Haaland.

Ndërkaq, këto spekulime Xavi nuk i ka mohuar, ndërsa refuzoi që të jep më shumë detaje për mediat.

“Nuk mund të ju jap më shumë detaje, ne punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Kur gjërat mund të bëhen zyrtare ne do ta bëjmë atë zyrtare, ashtu siç bëmë me Pablo Torre, që është një transferim fantastik”, tha Xavi.

“Ende nuk kam parë kurrë një lojtarë i cili nuk dëshiron të nënshkruajë me Barcelonën, të gjithë janë të emocionuar për të ardhur te Barça. Tani varet nga klauzolat dhe gjërat e tjera, por askush nuk e refuzon Barcelonën”, shtoi trajneri spanjoll.

Ka shumë kohë që spekulohet për një kalim të mundshëm gjatë kësaj vere të Erling Haaland drejt Barcelonës, ku kjo e fundit pavarësisht krizës financiare në të cilën gjendet, dëshiron me çdo kusht të sigurojë transferimin e yllit të Dortmundit.

/TV Malisheva

Share.