Gjuha shqipe rezulton të jetë 6000 vjecare. Kështu thuhet në një artikull të fundit shkencor të “Science”.

Përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e grumbulluara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.

Sipas këtij artikulli, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.

Madje theksohet se studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje.

Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar ashtu edhe gjuha shqipe janë autoktone të këtyre trojeve.

/TV Malisheva

Share.