Sot fillon sitnori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Tri ndeshje shumë interesante janë në program për ditën e sotme.

Në Gjilan, Drita luan ndaj Llapit në një ndeshje që pritet të jetë e shoqëruar me rivalitet të madh nga të dyja skuadrat.

Drita në këtë takim vjen pas dy dështimeve, fillimisht dështoi në finalen e Superkupës ndaj Prishtinës, e më pas humbi ndaj të njëjtës skuadër edhe në Kupën e Kosovës duke u eliminuar.

Në anën tjetër, Llapi vjen pas një kualifikimi tutje në Kupën e Kosovës në një ndeshje dramatike ndaj Ballkanit e cila u vendos nga penalltitë.

Ndeshje tjetër shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në kryeqytet atje ku Prishtina dhe Drenica do të përballen në kohë të njëjtë.

Prishtina synon fitore për ta vazhduar rrugën drejt kreut, kurse Drenica pas ndryshimeve të mëdha në skuadër shpreson në rezultat pozitiv për t’i ikur pozitës së parafundit.

E shtunë 13:00

Drita – Llapi

(S. Isufi, B. Morina, I. Kabashi, I. Mehmeti)

Prishtina – Drenica

(T. Maloku, B. Selimaj, G. Mehmeti, I. Ceroviku)

Besa – Ballkani

(G. Nuza, G. Hyseni, A. Bullatovci, B. Jahmurataj)

/TV Malisheva

Share.