Superliga e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 18 të këtij edicioni.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku spikat ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë.

Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Laçit dhe asaj të Kastriotit, ku të dyja i ndan vetëm një pikë në tabelë.

Momentalisht, kampioni aktual, Tirana e kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Partizani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Vllaznia në vendin e tretë me 28 pikë dhe Egnatia me 26 pikë.

Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Teuta me 18 pikë, Bylisi me 17 sosh dhe Kukësi në fund të tabelës me vetëm 16 pikë të arkëtuara.

13:00 Bylisi – Vllaznia

13:00 Laçi – Kastrioti

/TV Malisheva

Share.