Ndeshja e parë në drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë për trajnerin Sylvinho do të jetë kundër Polonisë, e cila është e vlefshme për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin e “kuqezinjve” më 27 mars në Varshavë, dhe sot foli për synimet që ka, taktikat që do përdorë dhe në fund kishte një mesazh për lojtarët shqiptarë.

Fillimisht, Sylvinho tregoi se cili do të jetë objektivi për ndeshjen kundër Polonisë, ku la të kuptojë se qëllimi kryesorë do të jetë kualifikimi tutje në Euro 2024.

“Ajo që është e rëndësishme të theksohet është që ne do të luftojmë për çdo pikë, nëse duam të arrijmë objektivin tonë që është kualifikimi. Sigurisht, Polonia është një ekip i fortë, është e kotë të flasësh, skuadër që luan, merr pjesë në botëror në evropian, por për ne nuk ka shumë rëndësi pasi ne do të luajmë shanset tona në këtë sfidë. Do të përgatitemi mirë, do të kemi një javë në dispozicion, qëllimi është të bëjmë një ndeshje të bukur. Duhet theksuar se ne do të shkojmë me dëshirën për të, përveç pjesës taktike teknike që ne do të përgatisim gjatë gjithë kësaj jave, është shumë e rëndësishme që lojtarët të zbresin në fushën e lojës , dhe të japin zemrën dhe shpirtin në fushën e lojës, sepse duke bërë kështu ne mund të arrijmë shumëçka, edhe pikë ndaj Polonisë”, tha Sylvinho.

Më tej, trajneri brazilian foli pak edhe për taktikat që pritet t’i përdorë, ku tha se lojtarët që i ka në dispozicionin janë të gatshëm të luajnë me çdo lloj taktike. Po ashtu, Sylvinho foli edhe për risitë në kombëtare, siç janë Jasir Hasani dhe Anis Mehmeti.

Sa i përket skemës sigurisht që ne do të shohim gjatë gjithë këtyre ditëve për dhe të parë gjendjen e futbollistëve dhe për të vendosur më pas se me çfarë skeme do të luajmë ndeshjen e parë me Poloninë. Sa i përket të rinjve, sigurisht janë Mehmeti dhe Hasani që janë debutues.

Mehmeti është lojtarë shumë i mirë po bënë shumë mirë me ekipin e tij në Championship, më duket në një formë të shkëlqyer, sigurisht që është i ri, një lojtarë krahu shumë i fortë dhe patjetër që ka një rrugë të gjatë përpara, duhet të punojë shumë dhe mund të përmirësohet akoma më shumë.

Ndërsa Hasani është një lojtar që luan me të majtën, më shumë është një mesfushorë sulmues, dhe ne sigurisht kemi shumë nevojë në atë pozicion, pra për një lojtarë mëngjarash që luan në fazën sulmuese.

“Siç e thashë ne kemi parë 240 ndeshje dhe më shumë se 70 lojtarë kështu që kemi një ide më të qartë për kontigjentin që kemi në dispozicion….(12:07) Mund të luajmë me 4-3-3, mund të luajmë me çdo skemë tjetër, duke parë lojtarët që ne kemi në dispozicion, janë në gjendje, duke parë edhe mënyrën se si luajnë me klubet e tyre, janë në gjendje të luajnë me çdo lloj skeme”, tha Sylvinho.

Për fund, Sylvinho kishte edhe një mesazh për lojtarët e kombëtares shqiptare, të cilëve iu tha se është e rëndësishme që ta japin maksimumin e tyre.

“E rëndësishme për mua është që të shohim një ekip 100% shqiptarë në fushën e lojës, zotërimi i topit, patjetër që janë gjëra të rëndësishme, por nëse sulmojmë, nëse mbrohemi mirë, sigurisht mund të sulmojmë mirë, e njëjta gjë edhe në krahun tjetër, por duhet të kemi idetë e qarta kur mbrohemi dhe ajo që është më e rëndësishme mbi të gjitha duhet shpirti i duhur për të luftuar për çdo pikë, shpirti i një kombëtareje është shumë i ndryshëm nga ajo që një lojtar e jep në klubin e tij. Kjo është e sigurt, por ne sigurisht kemi lojtarë të mirë, për mua nuk është e rëndësishme si do të luajmë, në mbrojtje apo sulm, por e rëndësishme që lojtarët të japin maksimumin”, tha Sylvinho.

Sylvinho u shpreh se skuadra është e gatshme për ndeshjen me Poloninë, si dhe ishte tejet i lumtur me infrastrukturën që i ka ofruar kombëtarja shqiptare.

/TV Malisheva

Share.