Me tri ndeshjet e së dielës është kompletuar edhe xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica e ka befasuar Dritën duke e mposhtur me rezultat 2-1, kurse Ballkani ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Llapit për t’u konfirmuar si lider i vetëm i tabelës, transmeton TV Malisheva.

Pas 23 javëve, Ballkani është i pari me 48 pikë, dy më shumë se Gjilani i vendit të dytë, dhe shtatë më shumë se Drita e vendit të tretë.

I katërti renditet Llapi me 39 pikë, pastaj vjen Drenica me 31 dhe Prishtina e gjashta me 26 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e shtatë.

Tri vendet e fundit mbahen nga Dukagjini në vendin e tetë me 24 pikë, dy më shumë se Ulpiana e vendit të nëntë dhe Feronikeli e fundit me vetëm 11 pikë.

Share.