Tahir Batatina, trajneri i Llapit në postimin e tij të fundit, ka shprehur brengat për punët në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Batatina shkruan për ngecje në punimet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, punime këto që janë dashur të përfundojnë një vit më parë.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari të marrë seriozisht këtë kërkesë që punimet të vazhdojnë dhe investimet të mos ndalen.

Reagimi i plotë i Batatinës:

Të dashur qytetarë llapjanë dhe ju “LEGJENDA”

Po shfaq brengën time për ngecjen e punimeve në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, projekti dhe plani dinamik për përfundimin e të cilit ka qenë në vitin që lamë pas – 2019.

Dua të shfaq brengën time pasi ne donatorët e klubit jemi duke financuar qindra e mijëra euro në skuadër për çdo vit dhe investimet do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, andaj kërkoj që MKRS-ja dhe Kuvendi Komunal të merren seriozisht që të përfundojë stadiumi i qytetit dhe sezonin e ri 2020/21 ta nisim me stadium të kompletuar.

Kërkoj nga Kryetari i komunës, z. Nexhmi Rudari ta marrë seriozisht këtë kërkesë që punimet të vazhdojnë dhe investimet të mos ndalen që ta kompletojmë stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ dhe infrastrukturën përcjellëse të tij./Tv Malisheva

Share.