Sportisti ynë, Adrien Uka ka siguruar biletën drejt çerekfinales së garave të tekbollit që po zhvillohen në kuadër të Lojërave Evropiane Krakow 2023.

Uka e nisi mbarë garën në Lojërat Evropiane, ku në ndeshjen e parë e mposhti bindshëm 2:0 (12:3 dhe 12:1) tekbollistin kroat Dario Batalo.

Uka vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë kundër ukrainasit Oleh Usychenko, të cilin e mposhti 2:1 në sete.

Me këto dy fitore, tekbollisti ynë e fitoi Grupi G dhe sot do të zhvillojë edhe ndeshjen për kualifikim në gjysmëfinale.

/TV Malisheva

Share.