Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Chelseat dhe Brightonit, e vlefshme kjo për xhiron e 31 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea u mposht 1:0 nga Wolverhamptoni, kurse Brightoni pësoi humbje 2:1 nga Tottenhami.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e 11 në tabelë në kuotën e 39 pikëve, krahas Brightonit që renditet në vendin e shtatë me 46 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit të kaluar, ku asokohe Brightoni e mposhti Chelsean me rezultat bindës 4:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Broja, Chukwuemeka dhe Koulibaly, kurse te Brightoni mungojnë Colwill, Lallana, Lamptey, Moder dhe Sarmiento.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-3-3): Kepa; Chalobah, Fofana, Badiashile, Chilwell; Zakaria, Fernandez, Gallagher; Mudryk, Sterling, Pulisic

Brighton (4-2-3-1): Sanchez; Weltman, Dunk, Webster, Estupinan; Gross, Caicedo; March, Mac Allister, Mitoma; Ferguson

/TV Malisheva

Share.