Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, është bërë mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, numëron 176 mijë ndjekës dhe nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Artistja së fundmi ka publikuar një fotografi tërheqëse, gjersa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë.

“Gjithmonë të shikojmë në anën e ndritshme të jetës”, ka shkruar krahas imazhit Selimi.

Komplimentet kanë qenë të shumta nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe fansat e saj të shumtë.

Teuta aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit “Ja Fala”, të cilin e ka lansuar në nëntor të vitit të kaluar.

Si shumë nga artitët e tjerë, këtë periudhë pandemie është duke e kaluar në shtëpinë e saj bashkë me familjen./ Tv Malisheva

Share.