E ardhmja e Armend Thaqit po shikohet me shumë interesim nga klubet elitare në Kosovës dhe gjetiu. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka shkëlqyer këtë edicion me 14 asistime dhe pesë gola të realizuar.
Në një prononcim për Gazetën “Sheshi” ai ka mohuar informacionet që e lidhin me një kalim të mundshëm të Feronikelit, madje i ka përgënjeshtruar të gjithë zërat që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij.
“Informacione totalisht të pavërteta. Nuk kam biseduar me askënd. Të gjitha janë gënjeshtra. Aktualisht jam i fokusuar në dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni me Prishtinën më pas do të bisedoj për të ardhmen”, deklaroi Thaqi.
Ish-reprezentuesi i Kosovës mbetet si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni, ndërkohë interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe disa klube nga Shqipëria si Tirana dhe Partizani.