Shëndeti është kaq i rëndësishëm dhe çdo lloj problemi sado i vogël ndikon në mendjen dhe kualitetin e jetës sonë.

Prandaj, krahas kujdesit në ushqim ose ushtrimeve fizike, ju bën mirë të lexoni edhe disa nga këshillat përmes shprehjeve të autorëve që e kanë cilësuar shëndetin më të rëndësishëm se puna, paraja dhe dashuria.

Grinduni me kë të doni e sa të doni, por vetëm në mëngjes ose pas dreke. Kurrë kur jeni në tavolinë. Mund të lexoni gazetën e të tresni. Të punoni e të tresni. Por është absolutisht e pamundur të grindesh e të tresësh! – Jozef Loëbel

Shëndeti është elementi i parë dhe më i rëndësishëm i lumturisë. Kjo është aq e vërtetë, saqë edhe një lypës me shëndet të mirë është më i lumtur se një mbret shëndetlig.

Gati e gjithë lumturia jonë varet prej shëndetit, çdo gjë tjetër vjen pas shëndetit.

Me shëndet çdo gjë na duket e kënaqshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaq. – Artur Shopenhauer

Nuk ka asnjë dobi nga të gjitha të mirat, pa përjashtim, po që se mungon shëndeti. -Lukiani

Shëndeti dhe mendja janë dy të mira të mrekullueshme në jetë. Çdo njeri i shëndoshë shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë. – Menandri

Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia.

Dietat që arrijnë cakun e fundit të dobësimit janë të dëmshme, por edhe të ngrënët e shumtë gjithashtu është i dëmshëm.

Gëzimi hyn në jetën tonë, kur kemi diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të cilën shpresojmë. – J.Addison

I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është një shprehje tjetër e interesit për jetën. – Tomas Man

Sapo çoheni në mëngjes, bëni të paktën dhjetë minuta gjimnastikë frymëmarrje. Në këmbë, natyrisht, përpara një dritareje të hapur. – H. G. Ëuatson

Kur je i zemëruar, numëro me vete deri në dhjetë. – Arabe

Shëndeti është ai që ta bën ditën të të duket më e mira e vitit. – Arabe

/TV Malisheva

Share.