Një Cristiano Ronaldo i nervozuar u largua drejt zhveshtores duke e goditur një shishe me ujë, pasi që skuadra e tij, Al Nassri u mposht 1:0 nga Al Ittihad në ligën Saudi Pro.

Kjo humbje shënoi ndeshjen e dytë me radhë në të cilën 38 vjeçari Ronaldo dështoi të shënonte gol.

Braziliani, Romarinho shënoi për Al Ittihad 10 minuta para se të përfundonte koha e rregullt e ndeshjes, kështu duke i siguruar fitoren skuadrës së tij, e cila tani rrëzon nga pozita e liderit skuadrën e Al Nassrit.

Tifozët e Al Ittihad vazhdimisht talleshin me Ronaldon duke e brohoritur emrin e Lionel Messit gjatë tërë ndeshjes.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dukej se ishte tejet i nervozuar, ku këtë gjë e konfirmoi edhe sjellja e tij.

/TV Malisheva

 

Share.