Ricky Martin prej ditësh po qëndron në Shqipëri.

Ylli latin do të performojë sonte në sheshin “Skënderbej”.

Para kësaj, Ricky ka vizituar edhe qytetin bregdetar të Durrësit, nga ku edhe postoi imazhe për fansat e tij

Ai ka mbetur i mahnitur nga mikpritja e popullit shqiptar, për të cilën është shprehur para miliona ndjekësve në Instagram.

Ai ka publikuar një informacion në të cilën përshkruhej mikpritja si një prej karakteristikave të popullin shqiptar, teksa shkon në “tokën e shqiponjave”,  një gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet autori i “Livin’ La Vida Loca”.

“Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës, fakte”, ka shkruar Martin në postim.

/TV Malisheva

Share.