Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Tottenham me rezultat 7-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët e nisën ndeshjen në disaavantazh pasi që Son Heung-Min shënoi pas asistimit të Sissokos që në minutën e 12-të.

Por reagimi e gjermanëve ishte i menjëhershëm, kur Joshua Kimmich shënoi për 1-1 pas tre minutave.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej baras, në skenë doli Robert Lewandowski që shënoi gol të bukur për 2-1.

Pjesa e dytë solli rrebesh golash, me Bayern Munich që shënoi edhe pesë gola të tjerë, ndërsa vendasit shënuan vetëm një herë, për rezultatin përfundimtar 2:7.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje:

Share.