Tottenham Hotspur do të përballet sot me gjigantët e Bullgarisë Ludogorets në kuadër të Ligës së Evropës, ku në rast fitoreje do të afroheshin më shumë drejt fazës së eliminimeve.

Ndeshja do të fillojë me fillim nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, ku Ludogorets luan si mysafirë ndaj londinezëve, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin J.

Tottenham hyn në këtë ndeshje në pozitën e parë, me gjashtë pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Antwerp në të dytën dhe LASK në të tretën, kështu duke e lënë skuadrën e Ludogorets në pozitën e fundit me asnjë pikë të regjistruar.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Hart; Aurier, Sanchez, Dier, Davies; Winks, Sissoko; Bale, Lo Celso, Lucas; Vinicius

Ludogorets (4-3-3): Iliev; Cicinho, Verdon, Terziev, Nedyalkov; Anicet, Badji, Santana; Tekpetey, Keseru, Manu

Share.