Ish-trajneri i Bregut të Fildishtë dhe Kombëtares së Marokut, Herve Renard pritet që të marr drejtimin e Kombëtares së Francës për femra, dy javë pasi që ish-trajnerja Corinne Diacre u shkarkua.

Renard momentalisht është trajner i Kombëtares së Arabisë Saudite, me të cilën ka punuar që nga viti 2019, dhe e mposhti Argjentinën në xhiron e parë të Kupës së Botës në Katar.

Por, siç bëhet e ditur nga “The Athletic”, Renard tani do të lëvizë në futbollin e femrave për herë të parë në karrierën e tij, vendim ky që lojtaret thuhet të jenë tejet të lumtura.

Thuhet se 54 vjeçari ka pranuar një ulje page vetëm për të marrë drejtimin kombëtares së vashave franceze.

/TV Malisheva

Share.