Megjithëse nuk kishin dhënë vërejtje në raportin zyrtar të ndeshjes, drejtuesit e Klubit Futbollistik “Trepça ’89” përmes një kumtese për media kanë reaguar ashpër në lidhje me organizimin e dobët të ndeshjes së dytë kampionale në “Ferki Aliu” ndaj Vushtrrisë dhe ndarjen e drejtësisë, raporton Gazetasheshi.com.

“Minatorët” nuk janë ndarë të kënaqur me sjelljet e personave zyrtar të ndeshjes, duke filluar nga delegati i ndeshjes që nuk kishte paraqitur në raportin zyrtar hedhjet e gjësendëve të ndryshme në fushën e lojës.

Mitrovicasit gjithashtu nuk janë ndarë të kënaqur as me ndarjen e drejtësisë, teksa janë të irrituar edhe me sjelljet e ish-futbollistit të tyre Ilir Izmaku, pasi sipas tyre ka goditur pa top qëllimisht futbollistët e tyre.

KF Trepça ’89 u bën thirrje organeve drejtuesve të marrin masa pasi që është ende fillimi i kampionatit dha ka kohë për tu rregulluar gjërat.

Share.