Fituesja e Kupës së Kosovës, KB Trepça është konfirmuar se do të jetë pjesëmarrëse në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Gjashtë nga turnet e kësaj gare do të përbëhen nga tri ekipe me një turne që përbëhet nga katër ekipe, ku skuadrat që luajnë me njëri-tjetrin, dhe fituesi i turneut do të kalojë në fazën e grupeve të edicionit të rregullt.

Shorti për edicionin e rregullt kualifikues të kësaj gare do të hidhet në Munih të martën e 8 gushtit.

35 klube që përfaqësojnë 23 federata të ndryshme u regjistruan për të marrë pjesë në edicionin e nëntë të FIBA Europe Cup.

13 klube janë vendosur direkt në edicionin e rregullt, kurse 22 klubet e mbetura do të garojnë në kualifikueset e kësaj gare.

Mitrovicasit ishin organizatorë në vitin e kaluar të njërit nga grupit kualifikues, ku në fund u kualifikua Sportingu i Lisbonës.

/TV Malisheva

Share.