Sot do të zhvillohet ndeshja FC Malisheva – FC Liria në kuadër të xhiros së 17-të në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë.

Skuadra e Malishevës këtë ndeshje do ta zhvillojë me disa mungesa: Flamur Gashi, Mendurim Hoti, Esmin Liçina dhe Arber Prekazi.

Aktualisht pas 16 xhirove Malisheva renditet në vendin e 4 me 23 pikë ndërsa Liria në vendin e fundit me 9 pikë.

Tjetra ndeshje është do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Ballkanit.

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa Fushë Kosova pas tre disfatave radhazi synon të marrë pikë në përballje me prishtinasit.

/TV Malisheva

Share.