Sot do të hapet xhiroja e tetë e Ligës së Parë të futbollit kosovar, ku na presin tri ndeshje interesante.

Kryendeshjen e sjellë Grupi A, ku në “Demush Mavraj” takohen dy skuadrat që pretendojnë Superligën, Istogu dhe Dukagjini.

Të dyja skuadrat, si Istogu ashtu edhe Dukagjini kanë bërë përforcime të mëdha dhe për synim kanë rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi kryesues i këtij grupi, Malisheva, luan në udhëtim te Drenasi.

Ndërkohë, ndeshja e vetme që luhet në kuadër të Grupit B është ajo ndërmjet Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:30.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Istogu – Dukagjini

Drenasi – Malisheva

GRUPI B

Ramiz Sadiku – KEK-u./TV Malisheva

Share.