Manchester United i rikthehet sot aksionit në Premier Ligë, ku e pret në shtëpi skuadrën e Brentfordit, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 25 të këtij edicioni.

Të dy skuadrat do të përballen në stadiumin “Old Trafford”, ku ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

“Djajtë e Kuq” janë pa fitore në kampionatin anglez që tri ndeshje (dy humbje dhe një barazim), dhe synojnë sot pikët e plota që ta vazhdojnë garën për një vend në top 4 që siguron biletën drejt Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, United u mposht 2:0 nga Newcastle, kurse Brentfordi barazoi 3:3 me Brightonin.

Momentalisht, United zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 50 pikëve, krahas Brentfordit që renditet në pozitën e nëntë me 43 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Casemiro, Garnacho, Greenwood, Heaton, van de Beek dhe Eriksen, kurse te Brentfordi mungojnë Ajer, Lewis-Potter, Janelt dhe Onyeka.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Malacia; Sabitzer, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Martial

Brentford (3-4-3): Raya; Mee, Pinnock, Jansson; Hickey, Jensen, Norgaard, Henry; Mbeumo, Toney, Wissa

/TV Malisheva

Share.