Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se sot janë bërë 40 testime nga kontaktet e rasteve të Studimes ku kane rezultuar 3 raste pozitive me Covid 19.

Ai ka shkruar në facebook se fatkeqësisht kemi një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit. Rasti i trete është rast kontakti po ashtu.

“Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik. Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe. Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore. Ne duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska”, tha ai/TVMalisheva

Share.