Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova ka shënuar gol për Lille në ndeshjen ndaj Le Havre (2-0). Zhegrova e kaloi skuadrën e tij në epërsi në fund të pjesës së parë, kurse pas ndeshjes ai është lavdëruar edhe nga trajneri i klubit, Paulo Fonseca.

“Është e vërtetë, për momentin kemi nevojë për lojtarë si Edoni. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij, jo sepse ai shënoi një gol, por sepse ai po bën një punë të mirë dhe në mbrojtje. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij në këtë nivel”, ka thënë Fonseca.

“Ai po përmirësohet, por duhet të përmirësohet ende për të luajtur. Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për momentet sulmuese. Ne kemi nevojë për lojtarë që dinë edhe të mbrojnë. Edoni po përparon në këtë, ai ndihmoi ekipin dhe për mua kjo është më e rëndësishme se goli i tij, edhe nëse është një gol i madh”, ka deklaruar Fonseca.

/TV Malisheva

 

 

Share.