Kryeministri Albin Kurti përcolli koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt sonte në Prishtinë.

Koncerti ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra operistike të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë nën drejtimin e dirigjentëve Edon Ramadani dhe Leonardo Quadrini.

Nga orkestra dhe kori i Operës së Kosovës dhe nga orkestra e kori i Filarmonisë së Kosovës u ekzekutuan uverturat operistike shqiptare “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma arbëreshe” të Rauf Dhomit, “Mrika” e Prenkë Jakovës, uverturat operistike botërore “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, “La Traviata” dhe “Nabucco” të Guiseppe Verdit, “Dasma e Figaros” e Wolfgang Mozartit, “Romeo et Juliette” e Charles Gounodit, “Madama Butterfly” e Giacomo Puccinit, “Carmen” e George Bizet./TV Malisheva

Share.