Stadiumi “Arena Kombëtare” mund të mos licensohet nga UEFA për ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Islandës. Stadiumi i ri është drejt përfundimit, por ajo që mund të pengojë inagurimin e tij është pjesa e përparme e saj.

Institucioni më i madh i futbollit në Europë ka bërë me dije se duhet të përfundohet sheshi para stadiumit në mënyrë që impianti të licencohet. Shembja e objekteve afër stadiumit ka ndodhur, por ende nuk është bërë tenderi që planifikon nisjen e punimeve për rregullimin e sheshit.

Më datën 5 gusht do të nis edhe shtrimi i tapetit, ndërsa 10 ditë më vonë do të nis vendosja e stolave, por të inaguruar impintin e ri duhet përfundimi i sheshit.

Share.