Kievi ka raportuar një breshëri sulmesh me raketa ruse, duke rezultuar në ndërprerje të reja të energjisë elektrike.

Alarmet për sulm ajror që u lëshuan në të gjithë vendin dje në mbrëmje u hoqën të sot në mëngjes.

Kreu i zyrës presidenciale në Kiev, Andriy Yermak tha se raketat u lëshuan nga avionët në zonat e pushtuara nga Rusia.

“Si masë paraprake për të parandaluar dëme të mëtejshme, energjia elektrike është ndërprerë në Kiev dhe zonën përreth tij, si dhe në zonën industriale të Dnipropetrovsk dhe në rajonin e Detit të Zi të Odesës”, tha kompania e energjisë DTEK.

Të paktën dy raketa u raportuan në rajonin Khmelnytskyi në perëndim të vendit.

“Një shpërthim u dëgjua në Khmelnytskyi”, tha guvernatori ushtarak Serhiy Hamaliy në Telegram.

Menjëherë më pas, ai raportoi një shpërthim të dytë.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Detit të Zi të Mykolaiv, Vitaliy Kim njoftoi se dy raketa kishin fluturuar mbi rajonin në perëndim të vendit.

Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu se dy raketa ruse Kalibr ishin lëshuar nga anijet që i përkisnin flotës ruse të Detit të Zi.

/TV Malisheva

Share.