Forcat mbrojtëse të Ukrainës eliminuan rreth 286,890 pushtues rusë midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 14 tetorit 2023.

Gjithashtu është bërë e ditur vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 970 ushtarë rusë, sipas raportimit të fundit të ushtrisë ukrainase.

Kjo e fundit ka deklaruar se deri më tani ka shkatërruar 4940 tanke të armikut, 9337 automjete luftarake të blinduara.

Deri më tani rusët kanë humbur në betejat me ukrainasit edhe 317 aeroplanë luftarakë, 316 helikopterë, shkruan ukinform.

Ndërkohë, Rusia në 24 orët e fundit ka shkrepur 574 predha në rajonin e Khersonit.

Ndryshe, forcat e Mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të mbrohen në lindje dhe jug të Ukrainës, si dhe të avancojnë në drejtim të Melitopol dhe Bakhmut dhe të forcohen në kufijtë e arritur.

/TV Malisheva

Share.