Vallëzimet dhe kuzhina popullore bullgare do të jenë pjesë e ‘Le Village International de la Gastronomie’, në kopshtet Trocadero, rrezë Kullës Eifel, nga 1 deri më 4 shtator.

Ky është edicioni i pestë i kësaj ngjarje, duke shfaqur traditat e vendeve përmes kuzhinës së tyre tradicionale, kulturës artizanale dhe muzikës. Është një ngjarje për kontakte kulturore, ekonomike dhe turistike mes vendeve pjesëmarrëse, thonë organizatorët.

Kjo ngjarje përfshin sesione degustimi, kënde ushqimi, produkte të punuara me dorë, kostume, koncerte dhe shfaqje nga më shumë se 35 vende.

Ansambli i vallëzimit ‘Zora’ i Bullgarisë do të mbajë një koncert në sheshin Trocadero dhe kuzhinieri Pisanov do të gatuajë ushqime tradicionale bullgare shkruan BTA./TV Malisheva

Share.