Gjatë kësaj jave u bë e ditur për një përleshje në dhomën e zhveshjes së Bayern Munichut, ku ishin të përfshirë Sadio Mane dhe Leroy Sane.

Mane thuhet e ka goditur Sanen në fytyrë duke e gjakosur në buzë, dhe për këtë gjë është dënuar me një ndeshje mos lojë dhe me gjobë.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani edhe trajneri, Thomas Tuchel i cili foli për vendimin e marrë nga Bayerni për të dënuar Sadio Manen dhe Leroy Sanen.

“Kjo është vendosur, një ndeshje suspendim dhe një gjobë janë pasojat e asaj që ndodhi mes Sadios dhe Leroy. Mënyra se si të dy lojtarët e përfshirë e trajtuan atë, mënyra se si lojtarët e tjerë e trajtuan atë… kishte një efekt pastrues”, tha Tuchel.

Po ashtu, trajneri i Bayernit i doli përkrah Manes, duke thënë se ai nuk ishte fajtor për asgjë.

“Jam këtu për ta mbrojtur Manen. E njoh atë për një kohë të gjatë dhe e njoh atë absolutisht si një profesionist. Unë e njoh edhe shoqërinë e tij. Ai kurrë nuk ka qenë fajtor për asgjë. Ishte kundër kodit të sjelljes, Sadio Mane ishte i vetëdijshëm dhe kërkoi falje, kështu që tani gjithçka ka marrë fund”, tha Tuchel.

Incidenti mes Manes dhe Sanes ndodhi pas humbjes 3:0 të Bayern Munichut në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

/TV Malisheva

Share.