Vijojnë të jenë problematike disa vatra zjarri në Shqipëri. Në Voskopojë u shfaq një vatër e re zjarri në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.

Ndërhyrja nga ajri përgjatë pasdites së djeshme ishte e pamundur për shkak të tymit dhe erës, për të rinisur vetëm mëngjesin e kësaj të hëne.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke shkrumbuar pishat, disa prej tyre pothuajse shekullore. Në Jug të vendit zjarret janë ende aktive në Dukat dhe Qafën e Llogarasë, ndërkohë një vatër tjetër ka nisur në Selenicë, shkruan A2.

Probleme me zjarret hasen edhe në Kukës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit situata është e qetë. Nga Voskopoja, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa njoftoi se ka nisur aksioni në të gjithë vendin për arrestimin e të dyshuarve si zjarrëvënës./TV Malisheva

Share.