Skuadra e Shkëndijës dhe Konstantin Çeshmexhievi nga sot kanë ndarë rrugën e bashkëpunimit. Ish-anëtari i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur të largohet nga skuadra tetovare dhe do të vazhdojë karrierën e tij futbollit diku tjetër.

Bashkëpunimi, siç ka deklaruar vetë futbollisti, përfundoi, por të dy palët mbesin në marrëdhënie të mira.

“Dua të falënderoj ekipin e Shkëndijës për gjithë këtë periudhë të kaluar dhe për mundësinë që më ka dhënë. Erdhi koha për tu ndarë, por këtë e bëmë në mënyrën më të mirë dhe miqësore. Fillimisht do të mendoj mirë dhe më pas pas do të zgjedh se ku do të vazhdoj karrierën time. Dua të zgjedh një klub ku do të kem më shumë minuta dhe ku ata do të kenë besim të plotë në cilësitë e mia ”- ka thënë Çeshmexhiev për portalin “Sportmedia”.

Share.