Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Vushtrrisë e vazhdojnë sot aventurën në Kupën e Kosovës kundër njëra-tjetrës.

Prishtina në krye me Debatik Currin zhvillojnë ndeshje si mysafirë në stadiumin “Ferki Aliu” kundër Vushtrrisë, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kësaj gare.

Në çerekfinale, Prishtina e eliminoi 2:0 skuadrën e Ballkanit, kurse Vushtrria shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Beharit.

Takimi i fundit mes Vushtrrisë dhe Prishtinës daton në muajin qershor të vitit 2020, ku asokohe prishtinasit regjistruan fitore solide me shifrat 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Vushtrria: Marly; Avdyli, Statovci, Avdyli, Rama, Behrami, Ahmeti, Ademi, Halimi, Maxhuni, Chibueze

Prishtina: Kolaj; Hamiti, Pllana, Useini, Mici; Gashi, Pefqeli; Hyseni, Krasniqi, Prapashtica; Kryeziu

/TV Malisheva

Share.