Aktori Will Smith fitoi çmimin e parë Oscar në karrierë, pasi pak minuta më parë goditi me shuplakë prezantuesin e çmimeve, komedianin Chris Rock, duke zbehur kështu arritjen më të madhe të karrierës së tij.

53-vjeçari u ngjit në skenë dhe goditi komedianin, i cili sapo kishte bërë një batutë për kokën e rruar të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Jada ka disa vite që vuan nga rënia e flokëve dhe duket se Will Smith nuk e pranoi një shaka të tillë.

Pasi e goditi, Smith iu drejtua sërish Rock-ut me fjalët, “Mos e përmend fare gruan time”./TV Malisheva

Share.