Xavi Hernandez dukej shumë i lehtësuar pasi skuadra e tij u rikthye nga një gol disavantazh për të mposhtur Elchen me rezultat 2-1 në La Liga për të kaluar në vendin e tretë në renditje.

“Blaugranët” e nisën mirë ndeshjen duke dominuar me posedim por nuk ishin shumë klinikë dhe në disa raste edhe lejuan hapësira prapa që vendasit i shfrytëzuan kur momenti i tyre erdhi përmes Fidel Chaves në minutën e 45-të i cili shënoi për 1-0.

Megjithatë, golat e pjesës së dytë nga zëvendësuesit Ferran Torres dhe Memphis Depay i dhanë Barcelonës një fitore jetike, që do të thotë se ata tani janë në një seri prej 11 ndeshjesh të pamposhtur në ligë.

Duke folur pas ndeshjes, Xavi i dha meritat portierit të Elches, Edgar Badia, i cili bëri disa pritje jetike, por këmbënguli se ekipi i tij ishte fituesi i merituar.

“Badía luajti një lojë të shkëlqyer, ai ndaloi shumë nga shanset tona. Por ishte e qartë se goli duhej të vinte dhe mendoj se Barça është fituesja e drejtë e këtij takimi. Mendoj se e merituam fitoren”, tha ai.

“Mendoj se kemi përparuar mirë. Mendoj se duhet të kishim fituar më komode”, shtoi 42-vjeçari.

Xavi foli edhe për ndikimin e Ferran Torres në lojë, duke thënë: “Ferran na jep shumë. Ai gjeneron shumë rrezik dhe në fund goli është shpërblimi”.

Duke shpjeguar vendimin e tij për të hequr Gavin në pjesën e parë për të inkuadruar Torresin, trajneri spanjoll tha:

“Gavi po luante si një anësor fals. Ky nuk është pozicioni i tij natyror. Zëvendësimi i Gavi-Ferran ishte taktik, por jo sepse Gavi luajti keq në pjesën e parë, shumë larg tij”.

/TV Malisheva

Share.