Komediani dhe këngëtari shqiptar, Bes Kallaku, ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen e 35-të.

Dhe me këtë rast, ai pranoi urime të shumta nga miqtë dhe kolegët e tij e po ashtu një dedikim special nuk mungoi as nga partnerja Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja e njohur ka publikuar disa fotografi përkrah Besit në InstaStory, përmes të cilave i dedikon disa fjalë prekëse dhe mjaft romantike.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty, dhe prej teje”.

“Sot t’i feston 35 vjeç, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç”.

“Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë për të tjerët, dhe për veten mendon në fund”.

“Sytë më me dritë që kam parë”.

“Kraharori paqes, aty ku mbështetem pa frikë”.

“Do t’më mungoje dhe nëse nuk do të takoja kurrë”, ka shkruar ajo në secilën prej imazheve.

Xhensila dhe Besi janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur, Ajka. /TV Malisheva

Share.