Dy prej artistëve më të dashur në industrinë e muzikës shqiptare kanë bashkuar forcat në një projekt të ri.

I paralajmëruar ditë më parë, “Alkool” është publikuar sot në të gjitha platformat digjitale.

Me muzikë dhe tekst nga Yll Limani, Tonic x Denk dhe Noizy dhe beat nga Bryan S, producent i këngës është Panda Music.

Ndryshe, Yll Limani po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të suksesshme nga vitet e fundit me koncerte të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, shtete të ndryshme evropiane e së fundmi edhe në SHBA.

“Alkool” është projekti i tij më i ri i publikuar pas suksesit të madh me këngën e kaluar “9”.

 

Share.