Reece James do t’i nënshtrohet një tjetër skanimi pasi që ka pësuar një lëndim të ri, sërish në muskul, gjatë tentimit për tu rikthyer në stërvitje.

Frank Lampard e konfirmoi që mbrojtësi do të mungojë në ndeshjen e fundit të Chelseat të këtij sezoni si vendas kundër Newcastle United të dielën.

Kishte shpresa se James do të rikthehej në aksion para fundit të sezonit, por një përsëritje e lëndimit të tij gjatë një seance stërvitore i dha fund atij shansi.

“Ai erdhi për tu stërvitur dje por u kthye menjëherë brenda, sepse kishte ende dhimbje për shkak të lëndimit. Shpresojmë që skanimet do të tregojnë se nuk ka dëmtim serioz”, tha Lampard për lëndimin e James.

Çështjet e lëndimeve te Chelseat kanë çuar në shqyrtimin e departamentit mjekësor të klubit. Mbi gjysma e departamentit u zëvendësua gjatë një rishikimi, por tani nëntë lojtarë mungojnë me një sërë lëndimesh.

/TV Malisheva

Share.