Siç bëhet e ditur nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, Juventusi është shumë afër shitjes së mesfushorit amerikan, Weston McKennie.

McKennie e ka pranuar ofertën e propozuar nga Leeds United, ku tani kushtet personale nuk do të jenë më problem.

Tani ka mbetur të zgjidhen gjërat mes Leeds dhe Juventusit, ku të dy klubet po bisedojnë në kushtet e marrëveshjes.

Thuhet se kushtet e marrëveshjes do të jenë pikë kyçe për të vazhduar më pas me raundin e radhës së negociatave.

(20) Fabrizio Romano on Twitter: “Weston McKennie has accepted Leeds United contract proposal, personal terms are not an issue – it’s on Leeds and Juventus now 🚨⚪️🇺🇸 #LUFC The two clubs are discussing on conditions of the deal to understand how to proceed in new round of talks. https://t.co/g1VCzzXtOP” / Twitter

/TV Malisheva

Share.