Ka tash e sa vite që nuk ka sjell projekte të reja në muzikë.

Madje në një intervistë  vite më parë, Zaimina Vasjari kishte deklaruar se nuk do të ishte më aktive në muzikë, pasi nuk shihte ndonjë interes.

Megjithatë, Vasjari ka vendosur që të rikthehet së fundmi me një këngë të re me klip, për të cilën ka nisur realizimin.

Kënga ka përfunduar së incizuari dhe këto ditë janë realizuar edhe xhirimet e klipit në bregdetin shqiptar.

Ka qenë vet këngëtarja ajo e cila të enjten ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga xhirimet e klipit të ri.

Ajo duket mjaft atraktive dhe joshëse me një fustan të verdhë, ndërsa xhiron spotin në një jaht luksoz.

 

Zaimina përndryshe prej vitesh ka qenë e përkushtuar në jetën e saj private, ndërsa në atë profesionale si sipërmarrëse dhe arkitekte./Tv Malisheva

Share.